Vapa brutale në Pakistan
Një valë brutale e të nxehtit në Pakistan po vazhdon të pengojë muajin e shenjtë të Ramazanit, në kohën kur shumë myslimanë përmbahen nga të ngrënit dhe pija gjatë orëve të ditës. Në Peshawar, banorët lokalë arritën t’i ikin kësaj vape duke kërkuar freski në një kanal, por në Karachi, numri i të vdekurve vazhdon të rritet.