Power kritikon mohuesit e gjenocidit
Ambasadroja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, pret kalimin e rezolutës së OKB-së që dënon gjenocidin ndaj myslimanëve të Srebrenicës, 20 vjet më parë. Rusia ka propozuar një kundër-rezolutë që dënon krimet e luftës në ish-Jugosllavi, por që nuk përmend Srebrenicën. Në një bisedë me korrespondentën e Zërit të Amerikës, Margaret Besheer, Power thotë se “mohuesit e gjenocidit nuk kanë të bëjnë me realitetin”.