Radio Evropa e Lirë transmeton në 28 gjuhë. Shumica e programeve tona janë në dispozicion në frekuencat FM dhe në valë të mesme të stacioneve të radiove lokale në vendet ku ne transmetojmë. Nëse nuk mund t’i dëgjoni programet në internet, ju lutem lexoni dokumentin tonë për ndihmë teknike.
Emisioni i orës 16:00 është rrumbullaksim i zhvillimeve ditore në Kosovë, rajon dhe botë. Rëndom fillon me buletinin e lajmeve dhe vazhdon me kronikat për zhvillimet kryesore politike të ditës. Në këtë edicion sjellim intervista me analistë vendor dhe ndërkombëtar për zhvillimet në Kosovë, por edhe kronika dhe tema aktuale dhe pasqyrën e shtypit ndërkombëtar. Në këtë emision pos zhvillimeve në Kosovë, përfshihen dhe trajtohen edhe zhvillimet në rajon dhe botë.