Ndërlidhjet

Rreth nesh

Misioni ynë

Misioni i Radios Evropa e Lirë është të promovojë vlerat dhe institucionet demokratike dhe të avancojë të drejtat e njeriut përmes raportimit të lajmeve në shtetet ku një shtyp i lirë është i ndaluar nga qeveritë ose nuk funksionon plotësisht. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë ofrojnë atë çfarë shumë njerëz nuk mund ta marrin në nivel lokal: lajme të pacensuruara dhe debat të hapur. Radio Evropa e Lirë përpiqet të përmbushë standardet më të larta të gazetarisë objektive dhe të raportojë faktet, e patrembur nga presioni apo ndërhyrjet e mundshme.

Radio Evropa e Lirë financohet nga fondi i Kongresit amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Media Globale. Nga Evropa Qendrore deri në Paqësor, nga Baltiku deri në Detin e Zi, nga Rusia deri në Azinë Qendrore dhe Gjirin Persik, popujt janë duke luftuar për të tejkaluar pushtetet autokratike, luftojnë kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, ekonomive të centralizuara, kundër mostolerancës etnike dhe fetare, kundër konflikteve rajonale dhe kontrollimit të mediave.

Stabiliteti i mbështetur në demokracinë dhe tregun e lirë në gjithë këtë hapësirë është vendimtar për jetësimin e paqes globale. Mbështetur në besimin se kërkesa më elementare e demokracisë është informimi objektiv i qytetarëve dhe mbështetur në përvojën gati gjysmë shekullore të pranisë përmes radio-valëve në këto rajone, Radio Evropa e Lirë ka këtë mision:

  1. Radio Evropa e Lirë ofron lajme e informacione objektive dhe analiza për çështjet jetike vendore dhe rajonale të rëndësishme për reforma të suksesshme demokratike dhe ekonomike.
  2. Radio Evropa e Lirë përmes promovimit të vlerave demokratike forcon shoqërinë civile.
  3. Radio Evropa e Lirë i kundërvihet jotolerancës etnike dhe fetare dhe promovon mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet popujve.
  4. Radio Evropa e Lirë ofron model për mediat vendore dhe ndihmon aftësimin e gazetarëve me qëllim që të avancojë profesionalizmin dhe pavarësinë e mediave dhe rrjedhimisht zhvillon raporte partneriteti me mediat vendëse.
  5. Radio Evropa e Lirë kultivon lidhje më të afërta ndërmjet vendeve të rajonit dhe demokracive në zhvillim.

Shfleto

XS
SM
MD
LG