Ndërlidhjet

RSS

Çfarë është RSS?

RSS është shkurtesë për Really Simple Syndication. Kjo teknologji ju mundëson qasje më të thjeshtë tek informatat në faqet tona të internetit. RSS ju mundëson që lajmet e dëshiruara t'i merrni pa i vizituar faqet tona, për të cilat keni regjistrimin RSS. Me fjalë të tjera, të gjitha lajmet më të reja mund t'i merrni përmes RSS-së menjëherë sapo ato të postohen në faqen tonë.

Si të përdorni feedet e RSS?

E para që ju duhet për leximin e RSS është ajo që quhet lexuesi i lajmeve. Ky është një softuer për gjetjen e feedeve RSS, dhe ju mundëson leximin e artikujve më të rinj që janë shtuar. Lexuesi RSS mund të jetë i integruar në Firefox, Internet Explorer apo të tjerë. Nëse në kompjutorin tuaj nuk keni lexues, atëherë është e mundur që në Internet të gjeni programe, të cilat mund të shfrytëzohen për leximin e lajmeve RSS. Lexuesit ju mundësojnë leximin RSS në çdo kompjutor, ashtu siç e kontrolloni e-mailin tuaj në Hotmail në cilin do kompjutor, apo mesazhet që i ruani në kompjutorin tuaj përmes Outlook.

Programet e pavarura

Mund të shfrytëzoni faqen Google, që është shumë e thjeshtë. Gjithashtu mund të gjeni lexues tjerë në gjuhë të ndryshme përmes kërkimit të thjeshtë në Internet. Pasi të keni zgjedhur lexuesin, ju mbetet të vendosni se çfarë përmbajtje do të donit të pranoni në lexuesin tuaj të lajmeve, duke e gjetur atë dhe duke u regjistruar për feedin RSS përkatës që ju intereson.

RSS në Internet Browser

Mozilla Firefox, Microsoft Internet Explorer 7 dhe Opera internet browser gjithashtu e mbështesin leximin RSS. Nëse klikoni në feedin RSS që ju intereson ta shihni, browseri do t'ua shfaqë ate automatikisht. Në krye të faqes do t'ju pyesë nëse dëshironi të regjistroheni dhe ku të shfaqet. Në Firefox browser ai ndodhet në Live Bookmarks, Bloglines, My Yahoo dhe në Google. Pasi të abonoheni, aplikimi automatikisht do t'ua shfaqë lajmet e fundit nga faqja jonë.

XS
SM
MD
LG