E enjte, maj 23, 2013 Kosova 17:45

Multimedia

Video AI: Bota e rrezikshme për refugjatët dhe migrantët

Në raportin e vjetor të mbikëqyrësit të të drejtave të njeriut, Amnesty International, thuhet se mosveprimi global për të drejtat e njeriut është duke e bërë botën gjithnjë e më të rrezikshme për refugjatët dhe migrantët. Amnesty International në këtë video - raport, fokusohet në situatën në Siri, ku rreth 4 milionë njerëz kanë qenë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Video Vrasja në Londër - akt terrorist

Autoritetet britanike dyshojnë se vrasja e një personi, i cili besohet të ishte ushtarak, është akt terrorist. Sulmuesit e dyshuar kanë përdorur thikën dhe hanxharin për të kryer krimin e së mërkurës.


Your JavaScript is turned off or you have an old version of Adobe's Flash Player. Get the latest Flash player.
Your JavaScript is turned off or you have an old version of Adobe's Flash Player. Get the latest Flash player.
Video

Video Treni i dashurisë

Sistemi i metrosë në Pragë, ka në plan të ndihmojë njerëzit të gjejnë dashurinë e tyre. Këtë qëllim synon ta arrijë duke prezantuar nga një vagon në secilin tren nëntokësor, për beqarët që janë në kërkim të dashurisë. Nëse plani miratohet, vagonët e beqarëve do të jenë në dispozicion këtë vjeshtë. (Video: AP)