I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i tha Radios Evropa e Lirë se shteti i tij po heton për lidhjet e shtetit serb me sulmin në Banjskë të Zveçanit. Në këtë intervistë, emisari amerikan tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar propozimet për dinarin.