Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica ka vlerësuar se të gjitha argumentet për zgjidhjen e statusit të Kosovës janë në anën e Serbisë, dhe se ajo nuk do të pranojë "asnjë zgjidhje mendjelehtë e cila do të krijonte presedencë të rrezikshme".
Koshtunica i ka bërë këto komente gjatë takimit me Daniel Fried, ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evro aziatike.
Në komunikatën e qeverisë thuhet se Koshtunica ka theksuar qëndrimin unik e të gjitha institucioneve të Serbisë, se Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet pjesë përbërëse e Serbisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG