Ndërlidhjet

VATIKAN


Papa Benedikti XVI sot ka shprehur "respekt të plotë dhe të thellë" për Islamin.
Në përpjeje për të zbutur krizën rreth vërejtjeve të tij ndaj Islamit, papa tha se dialogu mes Katolikëve dhe Myslimanëve është i një "nevoje jetike".
"Jam thellë i bindur se situata aktuale në botë është imperativ që të Krishterët dhe Myslimanët të punojnë bashkë për t'i adresuar sfidat e numërta me të cilat përballet njerëzimi, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe promovimin e dinjitetit të qenieve njerëzore, si dhe të drejtat që burojnë nga ky dinjitet" tha Papa në takimin me ambasadorët e vendeve myslimane të akredituar në Vatikan.
Ai tha se besimtarët e Krishterë dhe Myslimanë kanë përvoja të ndryshme e të përbashkëta, ndaj duhet të punojnë bashkë drejt tolerancës dhe të hedhin poshtë dhunën.
I dërguari irakian në takimin tha se tash është koha të ndërtohen urat dhe ajo që ka ndodhur të lihet pas.
Zemërimi i myslimanëve shpërtheu në fillim të shtatorit, kur papa citoi një perandor bizantin nga Mesjeta, që kishte thënë se Islami është përhapur me dhunë.
XS
SM
MD
LG