Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës ka përsëritur para ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit Daniel Frid kërkesën e Kosovës, që zgjidhja e statusit të ndodh brenda vitit 2006 dhe ajo zgjidhje, të jetë Kosova shtet sovran dhe i pavarur.
Z.Frid është takuar pasditën e sotme në Prishtinë me kryeminsitrin Çeku, por nuk ka pasur deklarata për media pas takimit. Në një komunikatë të qeverisë së Kosovës thuhet se "në takim është biseduar për qëndrimin e Grupit të Kontaktit në nivel ministror si dhe procesin politik nëpër të cilin po kalon Kosova. Kryeministri Agim Çeku ka përshëndetur Deklaratën e Grupit të Kontaktit, ndërkohë që, ishte qëndrim i përbashkët se ruajtja e paqes, sigurisë, unitetit politik si dhe stabilitetit institucional në këtë fazë është kritike për një zgjidhje që mundëson përfundimin e suksesshëm të procesit", thuhet në komunikatën e qeverisë.
Frid qëndron në Kosovë pas vizitës në Beograd, ku tha se shtyrja e zgjidhjes së statusit të Kosovës nuk do të kishte efekte pozitive dhe se këtë, nuk e ka kërkuar asnjë zyrtar serb me të cilin ka biseduar.
"Asnjë lider serb me të cilin dje bisedova nuk bëri thirrje që zgjidhja e statusit të shtyhet. Vendimi duhet të merret këtë vit. Ende nuk kam dëgjuar ndonjë argument se shtyrja do të mund të sillte diçka", ka thënë Fried.
Ai tha se Kosova është rast i veçantë, andaj zgjidhja për statusin nuk do të jetë presedencë që do të mund të zbatohet diku tjetër në botë.
Sipas tij, Kosova nuk do të jetë presedencë as për Republikën Serbe të Bosnjes, as për Osetinë Jugore, Abkhazinë, Transnjestrinë apo për Çeçeninë.
"Popullit serb duhet t'i thuhet e vërteta", tha zyrtari i lartë amerikan.
XS
SM
MD
LG