Ndërlidhjet

MITROVICË


Zyrtarë të UNMIK-ut dhe të strukturave të sigurisë në Kosovë, ende nuk kanë një përgjigje të qartë se kur do të hapet dhe nëse do të hapet për kalim ura mbi lumin Ibër në qytetin e Mitrovicës. Ura është rimbyllur mbrëmë pas një incidenti ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, vetëm 15 orë pasi ishte hapur pas një muaji që qe mbajtur mbyllur.
Zëvendësshefi i UNMIK-ut, Steven Schook gjatë qëndrimit në Mitrovicë tha se "pas takimeve që do të ketë me të gjitha palët do të shoh bashkë me ekspertët e KFOR-it dhe të UNMIK-ut për të gjetur mënyrën e duhur lidhur me urën, se kur do ta hapim dhe nëse do ta hapim".
Kalimi i urës sot u është lejuar vetëm automjeteve të UNMIK-ut, OSBE-së dhe KFOR-it, ndërsa zëdhënësi i policisë ndërkombëtare në Mitrovicë Larry Miller tha se për shkak të incidentit të mbrëmshëm janë ndaluar tetë persona të moshës jomadhore, të cilët më pas janë liruar.
XS
SM
MD
LG