Së paku 7 veta janë vrarë pas shpërthimit të dy makinave-bombë sot në Bagdad. Në sulmin e parë, i drejuar ndaj një pike kontrolli të policisë, u vranë 2 ushtarë irakienë dhe 10 të tjerë u plagosën. Ndërsa shpërthimi tjetër ka ndodhur pranë një restoranti në qendër të Bagdadit, ku u vranë 5 dhe u plagosën rreth 35 të tjerë.
Sipas ushtrisë amerikane, vrasjet dhe ekzekutimet e kohëve të fundit në Irak, ndërlidhen me dhunën sektariane.
Sipas ushtrisë amerikane, vrasjet dhe ekzekutimet e kohëve të fundit në Irak, ndërlidhen me dhunën sektariane.