Ndërlidhjet

MITROVICË


“Ne nuk besojmë në ndarjen e Kosovës, por besojmë në Kosovën e decentralizuar”, ka deklaruar ndihmës sekretari amerikan i shtetit Daniel Fried. Ai i ka bërë këto komente në Mitrovicë, pas takimit me administratorin rajonal të UNMIK-ut Jerry Galluccin dhe përfaqësuesit e subjekteve politike serbe.
“Është e rëndësishme se do të ketë një Kosovë, e cila do të ketë decentralizimin, dhe kjo nuk e dobëson Kosovën, por do ta bëjë atë më të fortë”, ka thënë Fried. Ai nuk beson se për Kosovën do ketë një zgjidhje te imponuar.
“Një zgjidhje e imponuar është një slogan, sipas meje i thatë. Faktikisht ne nuk mund të kthehemi pas, por as nuk mund të qëndrojmë këtu ku jemi", ka thënë Fried.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG