Ndërlidhjet

BEOGRAD


Udhëheqësit e partive politike serbe janë dakorduar për projekt-kushtetutën e re, e cila Kosovën e shpall pjesë integrale të Serbisë pavarësisht negociatave aktuale për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Ministri i Pushtetit Lokal Zoran Llonçar tha se drafti do t'i paraqitet parlamentit serb për shqyrtim urgjent, dhe kjo pastaj do të pasohet me referendum.
Data e sancës së parlamentit ende nuk është caktuar.
Kushtetuta e re duhet të miratohet nga dy të tretat e 250 deputetëve dhe të miratohet në referendum përpara se të bëhet e plotfuqishme.
XS
SM
MD
LG