Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar rreth 24 milionë dollarë ndihmat për Tajlandën si përgjigje ndaj grusht shtetit të javës së shkuar. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Sean McCormack tha se fondet e pezulluara kanë të bëjnë me stërvitjet ushtarake, misionet paqëruajtëse dhe blerjen e armëve.
"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë thirrje për kthimin e shpejtë të qeverisjes demokratike dhe zgjedhjeve të parakohshme në Tajlandë. Ne duam të shohim rikthimin e programeve të pezulluara pasi qeveritarët e zgjedhur në mënyrë demokratike të kenë zënë vendet e tyre", tha McCormack.
Ndërkohë, mediat në Tajlandë njoftuan se ushtarakët kanë zgjedhur gjeneralin e pensionuar Surayud Chulanont që të zëvendësojë kryeministrin e përmbysur, Thaksin Shinawatra.