Ndërlidhjet

PORTOROZH


Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov ka akuzuar sot disa vende, anëtare të reja të NATO-s, që sipas tij, po dërgojnë armë ilegalisht në Gjerogji.
"Plotësisht e kemi të qartë se Gjeorgjia është përcaktuar në mënyrën ushtarake për t'i zgjidhur konfliktet në Abkhazi dhe Osetinë Jugore, dhe pikërisht këtu është esenca e të gjitha problemeve", tha ministri Ivanov.
Ai i bëri këto komente në takimin e sotëm të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s që po mbahet në Portorozh të Sllovenisë. Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, ftoi Rusinë dhe Gjeorgjinë të tejkalojnë tensionet rreth arrestimit të katër oficerëve rusë në Tbilisi, me akuzat për spiunazh.
"Ka pas thirrje për moderim dhe mos shkallëzim të situatës, thirrje që i është drejtuar gjithë forcave në Gjeorgji dhe në Rusi", tha Scheffer.
Në anën tjetër gjykata gjeorgjiane, pas kërkesës së prokurorëve, ka vendosur t'i mbajë edhe për dy muaj në arrest dy oficerët rusë, ndërsa për dy të tjerët ende nuk është marrë vendim.
XS
SM
MD
LG