Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha sot se terrorizmi duhet të luftohet "në mbarë botën".
Presidenti e bëri këtë thirrje në fjalimin radiofonik të javës, pas akuzave se politikat e tij kanë mbjellur farën e gjeneratave të reja të terroristëve islamikë, kryesisht për shkak të luftës në Irak.
"Pesë vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, disa njerëz në Uashington ende nuk e kuptojnë natyrën e armikut. Mënyra e vetme për t'i mbrojtur qytetarët tanë në shtëpi është që t'i sulmojmë terroristët nëpër botë. Kur terroristët i kalojnë ditët duke ikur që të mos kapen, atëherë janë më pak të aftë për të komplotuar, planifikuar dhe ekzekutuar sulme të reja ndaj njerëzve tanë. Pra, ne do të mbetemi në ofenzivë përderisa terroristët të munden dhe kjo luftë të fitohet", tha presidenti Bush.
Ai tha se tërheqja e parakohshme e trupave të koalicionit nga Iraku vetëm do t'i trimëronte terroristët.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG