Ndërlidhjet

ANKARA


Shefi i shtatmadhorisë së armatës turke ka hedhur poshtë armëpushimin e njëanshëm që më 30 shtator e shpalli Partia Punëtore e Kurdistanit.
Gjenerali Yasar Buyukanit tha se ushtria turke do të vazhdojë luftën kundër terrorizmit.
Problemi me kurdët do të jetë temë e takimit të sotëm në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet presidentit George Bush dhe kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.
Ky i fundit pritet të kërkojë nga presidenti amerikan të bëjë më shumë për të goditur kryengritësit kurdë në veri të Irakut, prej nga sipas Ankarasë, ata përgatisin sulme brenda Turqisë.
Turqia për disa dhjetëvjeçarë ka probleme me pakicën kurde në vend.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG