Ndërlidhjet

HELSINKI


Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian janë dakorduar thënë se statusi i pazgjidhur Kosovës është pengesë për sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ka thënë ministri slloven i mbrojtjes Karel Erjavec.
Vështirësitë kryesore janë ngritja e strukturave shtetërore kosovare dhe krimi i organizuar në Kosovë, ka thënë Erjavec në takimin në Helsinki.
Sipas tij, ministrat e Mbrojtjes të BE-së janë angazhuar që BE-ja të vazhdojë të luajë rolin kryesor në ngritjen e strukturave policore dhe reformat tjera institucionale në Kosovë.
Kryesuesi i takimit, ministri i Finlandës Seppo Kaariainen, tha se "situata politike në Ballkan ndikon në njëra tjetrën".
Në takimin, pritet që kryenegociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari t'i informojë ministrat me ecurinë e deritashme të procesit.
XS
SM
MD
LG