Ndërlidhjet

MITROVICË


Sot në pjesën veriore të Mitrovicës, disa mijëra serbë protestuan kundër procesit për statusin e Kosovës, duke e quajtur pavarësinë të papranueshme, ndërsa bashkësinë ndërkombëtare e akuzuan si aleate të Kosovës.
Marko Jakshiq, udhëheqës i Këshillit Nacional Serb për veriun e Kosovës, tha se Vjena është e dështuar pasi bashkësia ndërkombëtare nuk është ndërmjetësuese, por aleate e Kosovës.
Në protestë nuk ka pasur incidente.
Protesta ka qenë e siguruar nga pjesëtarët e Shërbimit Policor të Kosovës, ndërsa ura qendrore mbi lumin Ibër ka qenë e mbyllur gjatë asaj kohe.
XS
SM
MD
LG