Ndërlidhjet

ZAGREB


Një çift kroat u arrestua sepse në shtëpi ka mbajtur një grua shqiptare, për ta detyruar që t'u lindë fëmijë.
Burri 48 vjeçar i ka premtuar martesë shqiptares 29-vjeçare nga Kosova, duke i ka thënë se do të divorcohet, pasi e shoqja nuk mund të lindë fëmijë.
Por me të arritur në Zagreb, çifti ia kanë marrë asaj pasaportën, e kanë mbajtur në burg shtëpiak, dhe e kanë detyruar që t'u lindë fëmijë.
Pas ca ditësh, gruaja ia doli të largohet dhe njoftoi policinë, ndërsa çifti kroat u arrestua nën dyshimet për dhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG