Ndërlidhjet

STRASBURG


Kosova e pavarur do të kontribonte edhe në stabilitetin e Serbisë, ndërsa kundërshtimi i Beogradit për pavarësinë e Kosovës është jo realist, tha kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha.
"Pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në Beograd, që nga rënia e regjimit të Millosheviqit, ende janë të pranishme fantazmat për Serbinë e Madhe, ndërsa mungesa e realizmit dominon qëndrimin e Beogradit ndaj Kosovës", i tha Berisha Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
"Besojë se pavarësia e Kosovës do të kontribuonte për stabilitetin në Serbi dhe do të margjinalizonte forcat radikale të saj" tha Berisha.
"Për shkak të mungesës së realizmit, marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit është e paarritshme" tha kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha duke shtuar se "marrëveshja e imponuar"do të ishte zgjidhja e vetme për çështjen e Kosovës.
Ai tha se zgjidhja përfundimtare e statusit të Kosovës "duhet t'i garantojë të drejtat e serbëve dhe pakicave tjera si dhe zbatimin e procesit të decentralizimit në pajtim me ligjet evropiane.
Zgjidhja e statusit duhet të sigurojë respektimin e trashëgimisë kultuore dhe fetare, por edhe të respektojë vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësi", tha kryeministri i Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG