Ndërlidhjet

LEVI/FINLANDË


Bashkimi Evropian do të dërgojë në Kosovë deri 1 mijë policë, gjykatës dhe personel tjerë për zbatimin e ligjit, por pas përcaktimit të statusit të ardhshëm të Kosovës, ka deklaruar për agjenicë Reuter një zyrtar i Bashkimit Evropian.
Në takimin jo formal të ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Finlandë, Franca ka propozuar që për këto operaione të angazhohet xhandarmëria evropiane, e cila para 8 muajsh është formuar nga policia e gjashtë vendeve dhe selinë e ka në Itali.
"Do të jetë ky një mision i madh. Do të jenë të armatosur dhe do të kenë autorizime të arrestojnë", ka thënë zyrtari i BE-së për forcat të cilat do ti marrin kompetencat nga policia e tashme e UNMIK-ut.
Ai ka shtuar se tash një ekip i zyrtarëve të BE-së qëndron në Kosovë për të parë mundësinë e operimit të këtij misioni, por ka shtuar se "asgjë nuk do të ndërmerret para vendimit për statusin final".
Agjencitë e lajmeve citojnë disa ministra të kenë apostrofuar edhe marrjen e misionit të KFOR-it, nga ana e Bashkimit Evropian.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG