Ndërlidhjet

SHKUP


Sot në Shkup ka qëndruar shefi i UNMIK-ut Joachim Rucker. "Udhëhiqemi nga ajo që deklaroi grupi i Kontaktit që të bëhet gjithçka e mundur që statusi i Kosovës të zgjidhet deri në fund të këtij viti", tha Rycker pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski. Rycker gjithashtu tha se raportet me Maqedoninë janë shembull i mirë që Kosova ndërton me fqinjët e saj.
"Gjatë këtyre takimeve kemi biseduar për të gjitha çështjet që janë në interes për të dyja vendet, Maqedoninë dhe Kosovën", tha kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski pas takimit me kryeadministratorin e Kosovës.
Joachim Rycker, ndërkaq shfaqi besimin se UNMIK-u brenda një viti, nuk do të jetë prezent në Kosovë, andaj i ka cilësuar si shumë të rëndësishme relacionet konstruktive që ndërtohen mes Qeverisë së Maqedonisë dhe asaj të Kosovës.
Kreu i UNMIK-ut është takuar edhe me udhëheqës të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG