Ndërlidhjet

UASHINGTON


"Çështja e Kosovës do të zgjidhet përmes procesit negociator që është në vazhdim e sipër dhe asnjëra palë nuk mund të zgjidhë në formë unilaterale", ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Tom Casey.
Këto komente ai bëri duke folur për Kushtetutën serbe me të cilën Kosova konsiderohet pjesë përbërëse e Serbisë.
Për faktin që Departamentit të Shtetit nuk e ka parë tekstin e Kushtetutës serbe, Casey ka thënë se nuk mund ta komentojë atë, por ka shtuar se "bashkësia ndërkombëtare e ka bërë të qartë se si do të zgjidhet statusi përfundimtar i Kosovës dhe kjo do të bëhet përmes procesit negociator që është në vazhdim e sipër".
XS
SM
MD
LG