Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku është takuar sot me zëvendësshefin e NATO-s për Evropë, gjeneralin John Reit, më të cilin kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë.
Në një komunikatë të lëshuar nga kabineti i Çekut thuhet se "kryeministri gjatë takimi ka shprehur nevojën që statusi i Kosovës të zgjidhet brenda këtij viti dhe se Kosova pas statusit do të duhej të kishte forcën e vet mbrojtëse". Gjenerali Reit ndërkaq ka theksuar nevojën e përmirësimit të kushteve për minoritetet në Kosovë duke shtuar se çmon lartë punën e qeverisë në progresin e arritur.
XS
SM
MD
LG