Ndërlidhjet

JERUSALEM/KAJRO


Sekretarja amerikane e shtetit Condoliza Rice ftoi militantët islamikë të bashkëpunojnë me presidentin palestinez Mahmud Abaz, duke thënë se qeveria e Hamasit, nuk mund të udhëheqë me vendin. Këto komente Rajs i bëri pas takimit të sotëm me presidentin Abas, në kuadër të turneut të saj në Lindjen e Mesme. Abaz ndërkaq njoftoi për dështimin e bisedimeve me Hamasin për të formuar qeverinë e re.
Më herët, tetë drejtues arabë, në takimin me sekretaren Rice që u mbajt në Kajro, kërkuan që të punohet për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez si burim i problemeve në rajon.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG