Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA/BISHKEK


Rusia ka paraqitur një projekt rezolutë në Këshillin e Sigurimit, e cila lidh të ardhmen e misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara në Gjeorgji me kërkesat që Tbilisi t'i japë fund "veprimeve provokative" rreth rajonit të Abkazisë.
Ndërkohë gjatë një vizite në Kirgizi, ministri rus i Mbrojtjes Sergei Ivanov, tha se marina ruse do të vazhdojë stërvitjet në detin e Zi. "Rusia nuk do t'i ndryshojë planet e veta për shkak të regjimit gjeorgjian", tha Ivanov ndërkohë që Gjeorgjia i ka cilësuar stërvitjet ruse si kërcënim për sigurinë.
Hapat e fundit të Rusisë janë pjesë e rritjes së presionit ndaj Gjeorgjisë, pas arrestimit të katër oficerëve rusë për spiunazh.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG