Komisioni Evropian propozoi sot aplikimin e regjimit të vizave për diplomatët amerikanë, si kundërpërgjigje të refuzimit të Uashingtonit për të hequr regjimin e vizave për vendet të reja të Bashkimit Evropian. Komisioneri për Drejtësi i BE-së, Franco Frattini i ka dërguar një letër sot sekretarit amerikan për Siguri të Brendshme, Michael Chertoff ku thotë se, dështimi për të zgjeruar qasjen e të gjitha vendeve të BE-së në SHBA, është i "pakuptueshëm dhe i papranueshëm".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.