Ndërlidhjet

BEOGRAD


"Qëndrimi ynë lidhur me përcaktimin e statusit të Kosovës është shumë i qartë, dhe asnjëra palë nuk mund ta ndryshojë procesin dhe as pasojat e negociatave. Ne jemi obliguar që të zgjidhim këtë proces deri në fund të vitit dhe ky mbetet ende qëllimi ynë", ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd, Majkëll Polt në një takim me gazetarët.
Duke folur rreth sinjalizimeve për mundësinë e shtyrjes së zgjidhjes së statusit të Kosovës, ambasadori amerikan ka thënë se rezultati përfundimtar varet nga Grupi i Kontaktit dhe misioni i Marti Ahtisarit.
"Atyre u mbetet të vendosin ndërsa ne do t'i mbështesim", ka deklaruar ambasadori amerikan në Beograd Polt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG