Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qeveria e Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në shtëpinë e Naim Behlulit, këshilltar i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të pushtetit lokal. Qeveria e quan këtë akt si "vepër kriminale, qyqare dhe barbare. Veprime të tilla shkojnë haptas kundër interesave të Kosovës. Ato tentojnë të krijojnë klimë frike, pasigurie si dhe krijimin e një imazhi të dhunshëm dhe negativ për vendin", thuhet në reagimin e qeverisë.
Qeveria kërkon zbardhjen e rastit si dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve të tij.
XS
SM
MD
LG