Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur sot ambasadën në Mal të Zi, si vendi më i ri në Evropë, pas shkëputjes nga Serbia. Rosemary Di Carlo, zëvendëse e sekretarit të Departamentit amerikan të Shtetit për marrëdhënie me Evropë dhe Euroazi, tha se "ndihet e kënaqur me përtëritjen e marrëdhënieve diplomatike me Malin e Zi, dhe se SHBA-të ndajnë aspiratat me qytetarët malazezë për anëtarsim të vendit në institucionet Euro-Atlantike".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.