Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitaly Churkin tha se Këshilli i Sigurimit ka arritur marrëveshje rreth një deklarate jo obliguese që i bën thirrje Koresë së Veriut për t'i anuluar planet për prova bërthamore.
Deklarata njëherësh i bënë thirrje Phenianit t'i kthehet menjëherë bisedimeve gjashtë palëshe rreth programeve të veta bërthamore.
Më herët ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton tha se Korea e Veriut duhet të mendojë mirë para se të bëjë prova të tilla.
"Korea e Veriut duhet ta kuptojë ndjenjën e fuqishme të SHBA-ve dhe shumicës së vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, që të mos bëjnë prova bërthamore, sepse po ta bëjnë, të nesërmen bota do të jetë shumë më ndryshe", tha Bolton.
XS
SM
MD
LG