Ndërlidhjet

PRISHTINË


“Nuk kemi asnjë arsye që të presim zgjedhjet e tjetërkujt për të arritur deri tek zgjidhja e statusit të Kosovës”, ka thënë presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në intervistën dhënë Radios "Evropa e Lirë". Z. Sejdiu tha se qasja e palës kosovare gjatë gjithë këtij procesi ka qenë serioze dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare, madje në disa raste edhe përtej tyre.
Lidhur me çështjen e Mitrovicës, z. Sejdiu tha se është inkurajues qëndrimi i vazhdueshëm dhe i prerë i bashkësisë ndërkombëtare dhe i Grupit të Kontaktit, që integriteti i Kosovës nuk mund të cënohet në asnjë mënyrë, funksionaliteti i Kosovës nuk mund të cënohet poashtu dhe nuk mund të ketë aspekte të tjera që do ta prishin cilësinë e funksionimit si shtet unitar.
(Intervistën e plotë e gjeni tek rubrika Intervista)
XS
SM
MD
LG