Ndërlidhjet

SEUL


Koreja e Veriut njoftoi se ka zhvilluar me sukses mëngjesin e sotëm prova të armëve bërthamore. Njoftimi u bë në televizionin shtetëror verikorean.
"Është konfirmuar se nuk ka patur rrezik nga emisioni radioaktiv pas provës bërthamore, e cila u krye me konsideratë shkencore dhe llogari të kujdesshme. Prova bërthamore u krye 100% me teknologjinë dhe dijen e vendit tonë. Ajo shënon ngjarje historike, dhe simbolizon dëshirën e njerëzve për të patur kapacitet të fuqishëm mbrojtës, të mbështetur në forcat e veta", njoftoi televizioni shtetëror verikorean.
Sipas mediave jugkoreane, provat janë zhvilluar në verilindje të vendit. Burimet amerikane dhe koreano-jugore të zbulimit kanë parë aktivitete seizmike në rajonin në fjalë në kohën e provës. Kjo është prova e parë bërthamore e zhvilluar ndonjëherë nga Koreja e Veriut, ndonëse Pheniani prej kohësh ka pranuar se zotëron armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG