Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, avier Solana ka deklaruar se i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Marti Ahtisaari e "ka mandatin që nëse është e mundur" deri në fund të vitit të propozojë zgjidhjen për statusin e Kosovës.
"Këtu asgjë nuk ka ndryshuar dhe shpresoj që Ahtisaari do të mund ta realizojë atë që e ka ndërmend", tha Solana në konferencën për shtyp në selinë e NATO-s, duke iu përgjigjur pyetjes nëse konsideron që zgjidhja për statusin e Kosovës "vërtetë mund të gjindet deri në fund të vitit".
Në pyetjen e njëjtë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se në Kosovë ekziston "ndarja e punëve", dhe se në emër të aleancës veriatlantike, ai mund të thotë se "KFOR-i atje e kryen mirë detyrën e vet".
"Unë nuk do të komentoja përgjegjësitë e Ahtisaarit, i cili aktualisht e bën punën e tij", tha ai. "Ahtisaarin duhet lënë ta bëjë punën e vet, dhe unë ta bëj timen", ka thënë Scheffer.
XS
SM
MD
LG