Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Pavarësia e Kosovës, deri në fund të këtij viti, do të ishte e vetmja zgjidhje e pranueshme për qytetarët e Kosovës", ka deklaruar kryeministri Agim Çeku.
"Serbia nuk duhet lejuar të ndikojë në këtë proces duke krijuar ndarje dhe pasiguri në forcat e veta më të mëdha, të cilat i tërhoqën trupat nga Kosova shtatë vjet më parë", i ka thënë Çeku agjenicisë Reuter para nisjes për vizitë zyrtare në Londër.
"Asgjë më pak se pavarësia nuk do të jetë e pranueshme, ngase është zgjidhja më e mirë për qëndrueshmëri të stabilitetit afatgjatë në rajon", ka thënë kryeministri i Kosovës.
"Strategjia e Serbisë ka qenë ta diskreditojë të dërguarin e OKB-së për statusin Martti Ahtisaari, ta vonojë vendimin, t'i përçajë gjashtë fuqitë e Grupit të Kontaktit dhe rrjedhimisht ta destabilizojë Kosovën, duke u përpjekur të dëshmojë se shqiptarët, nuk janë të gatshëm për pavarësi. Por, populli i Kosovës do ta dëshmojë se është i gatshëm që tani për pavarësi. Kemi dëshmuar se do të jemi një shtet modern, demokratik dhe sekular", ka thënë Çeku.
XS
SM
MD
LG