Ndërlidhjet

PEKIN


Duke komentuar provat e djeshme bërthamore të Phenianit, zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Liu Jianchao tha se "ato mund t'i dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Koresë së Veriut, pavarësisht dëshirës së Pekinit për të vazhduar politikën miqësore me Phenianin".
Ndërkohë shumë vende të botës e kanë dënuar provën bërthamorë të Koresë së Veriut. Presidenti amerikan George Bush tha se "provat janë kërcënim për paqen dhe stabilitetin në botë".
Kryeministri britanik Tony Blair e vlerësoi situatën si shumë serioze.
"Tragjedia e Koresë së Veriut nuk janë vetëm këto prova bërthamore që janë brengosëse për qëllime të dukshme. Por, brengos ajo që po ndodh në Korenë e Veriut, ku njerëzit janë në presion mes varfërisë dhe urisë ekstreme, ndërsa lidershipi shpenzon miliarda dollarë në armët bërthamore. Natyrisht që kjo është tragjedi", tha Blair.
XS
SM
MD
LG