Albana Isufi, Prishtinë
Lloje të ndryshme korrupsioni në institucione të ndryshme. Kështu e konsideron gjendjen në institucionet e Kosovës Boris Divjak anëtar i bordit të drejtorëve të Transparency International, organizatë kjo ndërkombëtare që synon luftimin e korrupsionit në botë.
“Duket se partitë politike ende gjenden në një pozitë të lartë sa i përket korrupsionit. Përmes partive politike ka shumë infiltrime të korrupsionit në organizata të tjera, jo vetëm në qeveri, por edhe në shërbimet publike, si në energjetikë, sistemin e shëndetësisë etj”, thotë Divjak, duke shtuar se Kosova ka nivel të ngjashëm korrupsioni me vendet e rajonit. E në këto vende korrupsioni sipas zotit Divjak është shumë i pranishëm.
Këto komente zoti Divjak i ka bërë në një konferencë mbi korrupsionin dhe transparencën, antikorrupsionin dhe përgjegjësinë, të mbajtur në Prishtinë.
Zoti Divjak thotë se Kosovës i mungojnë mekanizmat përkatës për të luftuar korrupsionin, ndërsa disa agjenci që tashmë janë formuar, janë ende shumë të dobëta për të zhdukur këtë fenomen. Ndërkaq, gjykatat në vend se të dënojnë të korruptuarit, sipas zotit Divjak, korruptohen vetë.
“Fatkeqësisht sistemi i gjyqësisë është shumë politik. Partitë politike, partitë në pushtet kanë shumë ndikim në të.
Ato përmes financimit të gjykatave, edhe më tej ushtrojnë ndikim të madh tek gjykatësit. Gjykatësit edhe me tej janë të gatshëm që të marrin mito. Nuk ka hetime të mjaftueshme për gjykatësit që kanë marrë mito, që do të shërbente si paralajmërim për gjykatësit e tjerë për të mos pranuar mito. Pastaj ka raste kur gjykatësit paguhen që lënda të mbetet në siratrë dhe të shtyhet me vite, ashtu sikurse ka edhe gjykatës që marrin para për të shtyrë përpara procesin”, thotë Divjak.
Në anën tjetër zyrtarë të Agjencisë Antikorruspion thonë se që tani, kanë marrë informacione nga qytetarët për implikime të zyrtarëve në korrupsion. Por, drejtori Hasan Preteni, thotë se agjencia nuk është ende e gatshme të nisë hetimet.
“Kemi disa raste, por agjencioni ende nuk është në funksion. Nuk kemi refuzuar asnjë rast, por ato raste nuk ka qenë e mundur të trajtohen si duhet. Nuk kemi refuzuar qytetarët, kemi mbledhur dokumentacione, por jemi në fazën fillestare," thotë zoti Preteni.
Ndryshe, njëri nga mjetet që mund të përdoret nga qytetarët për të kontrolluar punën e zyrtarëve është edhe ligji mbi qasjen në dokumentet zyrtare. Nga një hulumtim i bërë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara del se qytetarët nuk dinë fare se ekziston një ligj i tillë.
“Ka një njohuri shumë të vogël në mesin e popullatës rreth ligjit mbi qasjen në dokumente zyrtare. Është një ligj shumë i rëndësishëm që u lejon qasje ne informata të rëndësishme mbi aktivitetet e qeveritarëve. Duke pasur një njohuri kaq të vogël, apo madje duke mos ditur se ekziston një ligj i tillë, qytetarët privohen nga e drejta për të ditur mbi dokumente zyrtare”, thotë zëvendësi i shefit të UNDP-së në Kosovë Martin Hildebrants.
Boris Divjak nga Transparency International, thotë se shpresa që Kosova mund të çrrënjosë korrupsionin varet tek integrimi në Bashkimin Evropian. Kusht për t’u integruar është plotësimi i standardeve të BE-së, të cilat ndër të tjera përfshijnë rritjen e përgjegjësisë dhe të transparencës së institucioneve.