Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Zyrtarë kinez dhe rusë i diskutuan sot sanksionet e propozuara nga Kombet e Bashkuara dhe Japonia për t'i bërë presion Phenianit të heqë dorë nga programet bërthamore. Ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara, Uang Guangya, tha se do të duhej të ndërmerreshin askione ndëshkuese, ndërsa ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Ivanov tha se kjo është goditje kolosale që Korenë Veriore e bën fuqi bërthamore.
Kryeministri britanik Tony Blair e vlerësoi situatën si shumë serioze.
"Tragjedia e Koresë së Veriut nuk janë vetëm këto prova bërthamore që janë brengosëse për qëllime të dukshme. Por, brengos ajo që po ndodh në Korenë e Veriut, ku njerëzit janë në presion mes varfërisë dhe urisë ekstreme, ndërsa lidershipi shpenzon miliarda dollarë në armët bërthamore. Natyrisht që kjo është tragjedi", tha Blair.
XS
SM
MD
LG