Ndërlidhjet

PRAGË


Kina iu bashkangjit fuqive botërore në kërkesat për një përgjigje më të ashpër ndaj Koresë e Veriut pas provës bërthamore të së hënës. Kina tha se "nuk i përjashton sanksionet, por kundërshton një aksion ushtarak". Qëndrim të ngjashëm ka edhe Moska.
Franca ndërkaq tha se "provat e fundit bërthamore të Koresë së Veriut mund të kenë dështuar, ngase shpërthimi i saktë mbetet ende i paqartë dhe nuk janë dhënë hollësi". Ndërsa ambasadori amerikan në Japoni Tomas Schieffer, tha se "bota kurr nuk do ta dijë nëse vërtet Korea e Veriut ka kryer prova bërthamore të hënën".
Ndërkohë Human Rights Watch bëri thirrje të mos ndërpriten ndihmat humanitare për Korenë e Veriut, sepse miliona njerëz mund të rrezikohen nga uria.
XS
SM
MD
LG