Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Misioni i Kombeve të Bashkuara njoftoi sot se "askush nuk e ka raportuar tek forcat e rendit incidentin e së premtës së kaluar, për të cilin kanë njoftuar vetëm mediat serbe". Sipas njoftimeve të tyre, në fshatin Runik të Skënderajt persona të panjohur kanë hedhur gurë mbi një autobus që transportonte fëmijë të përkatësisë serbe, duke thënë se edhe autobusi ka pësuar dëme materiale. Zëdhënësi I UNMIK-ut, Niraj Singh, ka qartësuar se policia i ka bërë thirrje vozitësit që ta raportojë incidentin, por ai ende nuk e ka bërë këtë gjë. “Përpjekjet për politizimin e çështjeve nëpërmjet mediave dhe pastaj mosbashkëpunimi me policinë nuk ndihmojnë fare”, ka thënë Singh, i cili gjithashtu u ka bërë thirrje mediave që të jenë më të përgjegjshme.
XS
SM
MD
LG