Ndërlidhjet

LONDËR


"Qeveria Britanike mbetet e përkushtuar që të punojë drejt zgjidhjes së statusit të Kosovës deri në fund të këtij viti", ka thënë ministri britanik për Evropën Geoff Hoon pas takimit me kryeministrin e Kosovës Agim Çeku në Londër.
Ai shtoi se Britania nuk do t'i kursej përpjekjet për arritjen e një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe e cila zgjidhje, do të siguronte paqe dhe stabilitet në rajon. Ministri i Evropës më tej tha se " procesi i udhëhequr nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Martti Ahtisaari do të ketë mbështetjen e plotë të Britanisë", thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e tij.
Geoff Hoon ftoi të dyja palët në bisedime të angazhohen në mënyrë konstruktive me procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara dhe në pajtim me deklaratat e Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG