Ndërlidhjet

PRAGË


Siç duket Kina po tërhiqet nga përkrahja ndaj Shteteve të Bashkuara në përpjekjet për t'i vënë ndalesa financiare dhe të udhëtimit Koresë së Veriut, pas deklaratave për prova bërthamore.
Ministria e Jashtme Kineze tha se çdo masë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duhet të fokusohet në angazhimin e Koresë Veriore në bisedime. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Liu Jianchao tha se "Korea e Veriut duhet ta kuptoj se ka gabuar ndërsa dënimi nuk do duhej të ishte me qëllim si përgjigjje e Kombeve të Bashkuara". Ndërkaq lidhur me këtë çështje ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara John Bolton tha:
"Është e rëndësishme që ne i kemi dërguar porosi të qartë Koresë së Veriut dhe ende po vazhdojmë ta bindim Kinën, për çka unë vlerësoi se është mendim i përgjithshëm i pesë anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit, që të mbështeten këto masa", tha Bolton.
Nga ana tjetër Korea Veriore ka paralajmruar se rritjen e presionit të Shteteve të Bashkuara do ta konsideroj si akt lufte dhe do të ndërmerrë kundërmasa të pa specifikuara.
XS
SM
MD
LG