Ndërlidhjet

NJU JORK


Duket se vërejtjet nga Kina dhe Rusia kanë ndikuar në shtyrjen e votimit në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, lidhur me propozim tekstin e rezolutës për vënien e sanksioneve kundër Koresë Veriore, për shkak të deklarimeve për prova bërthamore. Shtetet e Bashkuara shpresonin se për këtë dokument, që Uashingtoni e kishte propozuar së bashku me aleatët e tij në Këshillin e Sigurimit, do të votohej sot. Por, Kina dhe Rusia nuk pajtohen me disa masa të parapara në propozim rezolutë, që përfshinë çfarëdo kërcënimi për aksion ushtarak.
XS
SM
MD
LG