Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku është kthyer sot nga Londra i bindur se Britania e Madhe do të jetë shteti që do të përkrahë pavarësinë e Kosovës. Çeku deklaroi se nga takimet me zyrtarë të lartë të qeverisë britanike ka marrë garanci se Londra do të përkrahë Kosovën në procesin negociator ashtu sikurse edhe pas statusit. Kryeministri Çeku tha se kanë qenë 6 pika, për të cilat është siguruar nga qeveritarët britanikë.
“E para: të gjithë më siguruan se procesi për definimin e statusit është në rrugë të mbarë. E dyta: Britania i mbetet besnike qëndrimeve të Grupit të Kontaktit dhe do të bëjë çmos që procesi të përfundojë brenda këtij viti. E treta: me siguruan se zgjidhja do të jetë ajo që e dëshirojnë qytetarët e Kosovës, pra pavarësia e Kosovës”.
Krijimi i forcave mbrojtëse si dhe vazhdimi i përkrahjes në aspekte të ndryshme të Britanisë së Madhe në Kosovë janë garancitë tjera që ka marrë kryeministri Çeku nga zyrtarët britanikë.
Ai ka hedhur poshtë pohimet e mediave se në Britani i është thënë se do të ketë shtyrje të zgjidhjes së statusit final të Kosovës.
XS
SM
MD
LG