Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica i ka ftuar serbët ta aprovojnë Kushtetutën e re, e cila Kosovën e deklaron pjesë integrale të Serbisë.
Në një intervistë për mediat serbe, Koshtunica tha se "aprovimi i Kushtetutës së re në referendumin që pritet të mbahet më 28 dhe 29 tetor, për të është më i rëndësishëm se sa t'i fitojë zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në dhjetor".
Ndërkohë, liderët e subjekteve politike shqiptare në Luginë të Preshevës kanë ftuar qytetarët ta bojkotojnë referendumin e 28 dhe 29 tetorit rreth Kushtetutës së re të Serbisë. Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik tha se "qëndrimi i ri i Serbisë nuk është aspak hap serioz në drejtim të decentralizimit të shtetit".
XS
SM
MD
LG