Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Diplomati i Koresë Jugore Ban Ki Moon, do të jetë sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ki-Moon, do ta zëvendësojë Kofi Annanin, të cilit i skadon mandati në fund të këtij viti.
"Si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do ta shfrytëzoj autoritetin tim për të investuar në punë gjatë mandatit të cilin ma keni besuar. Do të punoj me dinjitet për t'i mbrojtur në radhë të parë, rezolutat paqëruajtëse që kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal", tha Ki Moon.
XS
SM
MD
LG