Ndërlidhjet

SEUL


Rusia thotë se Koreja Veriore ka shprehur interesim për ripërtritjen e bisedimeve gjashtë palëshe për programin e saj bërthamor, tha sot zëvendës ministri i jashtëm i Rusisë, Aleksandr Alexeyev në Seul pas takimeve me zyrtarë të Koresë Jugore. Ai më parë ishte takuar edhe me zyrtarë të Koresë Veriore në Phenian. Përfaqësuesi i Koresë Jugore në bisedimet me zotin Alexeyev, Chun Yung-Woo ka thënë pas takimit se është shumë herët që të shprehet besim se do të mbahet përsëri takimi gjashtë palësh. Sipas tij, së pari duhet të shihet se si do të reagoj Koreja Veriore ndaj sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Mbrëmë, Këshilli i Sigurimit i Kombneve të Bashkuara unanimisht miratoi Rezolutën për vënien e sanksioneve financiare dhe të armatimit kundër Koresë Veriore, si ndëshkim për shkak të provave bërthamore të deklaruara para një jave.
XS
SM
MD
LG