Ndërlidhjet

BAGDAD


Dyshohet se militantë të armatosur shiitë, kanë vrarë 46 rivalë sunitë arabë në shenjë hakmarrjeje në qytetin irakian, Balad, që është në veri të Bagdadit. Zyrtarët thonë se vrasjet e bëra dje dhe këto të sotmet qartas ishin hakmarrje për vrasjen e 17 shiitëve, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën para dy ditësh me koka të prera. Njëherësh, policia në qytetin Kirkuk tha se sot në pesë sulme ishin vrarë 10 persona. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tre pjesëtarë të saj ishin vrarë dje në sulme të ndyrshme. Nga një sulm me bombë në Bagdad sot u vranë 7 vetë, ndërsa në Mosul, në orët e para të mëngjesit, u vranë një burrë, gruaja e tij dhe dy djemë të tyre.
XS
SM
MD
LG